Aktualitet

'Nëse të rinjtë nuk kthehen...'/ VËZHGIMI i "Kathimerini": Grekët e Shqipërisë të shqetësuar për të ardhmen, fshatrat 'po plaken'

Në të njëjtin artikull thuhet se grekët kërkojnë ndihmë nga shteti fqinjë për të mbajtur të rinjtë pranë tyre, në mënyrë që në ato zona të mos mbeten vetëm të moshuarit. 

12 Dhjetor 2022, 11:43 Nga k.m.
'Nëse të rinjtë nuk kthehen...'/ VËZHGIMI i
Foto e Kathimerinit

ATHINË-  Media greke "Kathimerini" i ka dedikuar një artikull pakicës greke në Shqipëri. Pas një takimi me banorët e zonës, media greke ngre shqetësimin e largimit të të rinjve nga fshatrat që kanë pakicë greke. Po ashtu, në të njëjtin artikull thuhet se grekët kërkojnë ndihmë nga shteti fqinjë për të mbajtur të rinjtë pranë tyre, në mënyrë që në ato zona të mos mbeten vetëm të moshuarit. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Anëtarët e pakicës etnike greke në Shqipërinë e Jugut ankohen për pakësimin e numrit të komunitetit të tyre, duke thënë se nëse nuk u jepen stimuj të rinjve për t'u kthyer në fshatra, komuniteti do të zhduket.  Të pyetur nga Kathimerini se çfarë e ardhme i pret 6 fshatrave kryesisht greqishtfolës në komunën Pogonisë, vendasit kanë të njëjtën përgjigje: Asgjë, nëse të rinjtë nuk kthehen.

Emigrantët në Greqi mund t'u dërgojnë remitanca prindërve të tyre dhe të rregullojnë shtëpitë e tyre, por ata nuk janë të interesuar të kthehen dhe të punojnë në fusha ose të hapin bizneset e tyre. Prania etnike greke është reduktuar tek të moshuarit që nuk donin ose nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre stërgjyshore.

“Para 91-shit 41 fshatrat tona ishin plot me njerëz, tani fatkeqësisht janë bosh. Shpresojmë që të rinjtë të fillojnë të kthehen dhe Greqia të na ndihmojë,”- tha kryebashkiaku i Dropullit për Kathimerini.

kathimerini

Sondazh

Poll