Aktualitet

Përplasi me 'Benz' 36- vjeçarin me biçikletë në Pogradec, arrestohet 36- vjeçari

Ai u arrestua më vonë nga policia, ndërsa i plagosuri  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

12 Dhjetor 2022, 12:10 Nga a.l
Përplasi me 'Benz' 36- vjeçarin me biçikletë
aksident

POGRADEC- Një 36-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Pogradec, pasi shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale A. K., 36 vjeç i cili u largua nga vendngjarja pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi  A. V., 30 vjeç.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Pogradec, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 36-vjeçari u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga shërbimet e Policisë", njofton policia. 

Ai u arrestua më vonë nga policia, ndërsa i plagosuri  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./Dosja.al

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll