Sport

Nga meteor në Itali, në ikonë te Maroku: hakmarrja e El Yamiq të nënvlerësuar...

Ai u largua nga Itali dhe sot luan te Valladolid në Spanjë, gatshëm kur duhej, duke zëvendësuar liderin mbrojtës Aguerd. El Yamiq dhuroi një skenë ikonike si ajo e puthjes në kokën “tullace” të Pepes.

12 Dhjetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Nga meteor në Itali, në ikonë te Maroku: hakmarrja e El Yamiq

KATAR - Botërori “Katar 2022” po bëhet një vitrinë e përsosmërisë për të gjithë lojtarët e Marokut që po magjeps botën e futbollit, si për ata që kanë luajtën titullarë, ashtu edhe për ata që luajtën një pjesë dytësore, por të një rëndësie të njëjtë për qëllimet e rezultatit të arritur.

Yawad El Yamiq e di mirë këtë, mbrojtësi 30-vjeçar, i cili për dy vite në Itali me Genoan arriti të luante në 7 ndeshje, madje bëri një turne huazimi në Serinë B me Perugia në mes.

Puthja e Pepes në kokë është tashmë një ikonë
Ai u largua nga Itali, El Yamiq sot luan te Valladolid në Spanjë dhe ishte gati kur duhej, duke zëvendësuar liderin mbrojtës Aguerd, në 11-shin e parë të zgjedhur për çerekfinale dhe duke ndihmuar që të mos pësohej asnjë gol ndaj Portugalisë, si dhe dhuroi një skenë ikonike si ajo e puthjes në kokën “tullace” të Pepes, i cili mund të kishte shënuar me kokë një barazim 1-1 të mundshëm. 

Nga një meteor në Itali, në një siguri për Marokun, agjentin i tij shpjegon "vrapin bosh" në futbollin italian: "Ai u nënvlerësua. I vetmi që e besoi ishte Giorgio Perinetti, i cili nënshkroi me të te Genoa. Por do të thoja që trajneri e ka nënvlerësuar, nuk e kuptoj pse trajneri Ballardini nuk e vlerësoi mbrojtësin maroken”.

Nga meteor në Itali, në ikonë te Maroku: hakmarrja e El Yamiq

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll