Sport

Pelé përshëndet Cristiano Ronaldon: "Faleminderit që na bëre të buzëqeshim"...

Legjenda braziliane ‘O Rei’ i shkruan CR7. Gjithashtu edhe Mbappé, me simbolin ‘GOAT’…

12 Dhjetor 2022, 07:02 Nga DOSJA
Pelé përshëndet Cristiano Ronaldon: "Faleminderit që

BRAZIL - Postimi i gjatë me të cilin Cristiano Ronaldo ‘përshëndeti’ Kupën e Botës dhe përshkruan keqardhjen që nuk e realizoi ëndrrën e tij, ka shkaktuar emocione të ndryshme dhe përgjigjet e qindra mijëra ndjekësve. 

Mes tyre edhe Pele i cili i përgjigjet CR7 si më poshtë: “Miku im, faleminderit që na bëre të buzëqeshim”, duke shtuar emoticon e duarve të mbledhura. Kylian Mbappé, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për kampionin portugez, në vend të kësaj ka postuar emoticonet me duar të bashkuara, një kurorë dhe një dhi. 

Ky imazh i fundit i referohet faktit, që në anglisht 'goat' është një akronim (i krijuar në kohën e Muhamed Aliut) i 'Greatest Of All Times'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll