Aktualitet

Situata e motit në Durrës/ Përmbyten 300 ha tokë bujqësore, 20 shtëpi nën ujë, njëra nga urat e pakalueshme

Shtëpitë të cilat kanë prezencë të ujit ndodhen në lagjen Stalla e fshatit Vadardh, ndërsa sipërfaqja e tokës së përmbytur përfshin fshatrat Vadardh, Rrushkull, Perlat dhe Hamallaj.

12 Dhjetor 2022, 10:42 Nga a.l

 

Situata e motit në Durrës/ Përmbyten 300 ha tokë
Durrës

 

DURRËS- Reshjet intensive të shiut që nisën që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar edhe sot kanë sjellë probleme të shumta edhe në qarkun e Durësit. Mësohet se rreth 300 hektarë tokë bujqësore është përmbytur ndërsa ka prezencë të ujit në 20 familje të cilat ndodhen pranë lumit Erzen, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë për evakuuimin e tyre. Mësohet se disa prej tyre janë detyruar të qëndrojnë tek të afërmit apo fqinjët. Më konkretisht shtëpitë të cilat kanë prezencë të ujit ndodhen në lagjen Stalla e fshatit Vadardh, ndërsa sipërfaqja e tokës së përmbytur përfshin fshatrat Vadardh, Rrushkull, Perlat dhe Hamallaj. Sipas autoriteteve vendore ura e Shënepremtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri është e pakalueshme nga mjetet, ndërsa ura e Jubës është e kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë ndjeshëm.

Reshjet intensive të shiut edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative. Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem. Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll