Aktualitet

'Jam stoik se do konfirmohem'/ Iu zbuluan probleme në pasuri, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës (EMRI)

Komisioni evidentoi mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre, ku për periudhën 2009-2011 u relatua balancë negative në shumën 10.8 milionë lekë.

12 Dhjetor 2022, 10:39 Nga A.B
'Jam stoik se do konfirmohem'/ Iu zbuluan probleme në pasuri,
Kudusi Shahu

TIRANË- Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu është shkarkuar nga detya. Atij iu zbuluan probleme në pasuri ç'ka solli shkarkimin nga detyra, vendim i cili u mor ditën e sotme nga KPK.

 Në seancën e parë dëgjimore më 2 nëntor, Komisioni evidentoi mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre, ku për periudhën 2009-2011 u relatua balancë negative në shumën 10.8 milionë lekë.

Shahu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi riçeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin – kërkesë që u pranua prej trupës së kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës së dytë më 7 dhjetor, Komisioni e vlerësoi Shahun pozitivisht për figurën, si dhe nuk u  konstatuan probleme domethënëse për profesionalizmin. Ai u shpreh në atë kohë se ishte i bindur që do konfirmohej në detyrë. 

Prokurori Shahu e ka filluar karrierën në vitin 1991 në ish-hetuesinë e Kukësit e në vijim në ish-Hetuesinë e Përgjithshme duke vijuar më pas si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1999 ai është emëruar në Prokurorinë e Tiranës, ka punuar për një periudhë në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda dhe deri në momentin e shkarkimit e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme.

kudusi shahu vetting

Sondazh

Poll