Aktualitet

Grabisnin banesa në Itali, goditet banda e kriminelëve, arrestohen dy shqiptarë

Ranë në pranga dy persona një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar të dy shqiptarë dhe me precedentë penalë.

12 Dhjetor 2022, 09:28 Nga A.B
Grabisnin banesa në Itali, goditet banda e kriminelëve, arrestohen dy
Sendet e sekuestruara

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se banat kriminale kanë mbizotëruar në nga jugu e deri në veri të vendit.

Autoritetet kanë goditur bandat që kryenin grabitje në banesa disa prej të cilat ishin të pabanueshme. Në një operacion të zhvilluar gjatë të shtunës dhe të dielës, ranë në pranga dy persona një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar të dy shqiptarë dhe me precedentë penalë.

Të rinjtë tentuan të arratiseshin, por pa mundur të ia dalin, pasi karabinierët arritën t’i bllokonin. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën, një shumë e madhe parash, bizhuteri ari, ora, veshje të ndryshme të cilat ishin të grabitura në banesën e një 46-vjeçari.

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll