Aktualitet

Autostrada Durrës-Kukës, Tomorri: Vuçiç po të ishte kryeministër i Shqipërisë s'do kishte patur guximin për të vënë taksë

Tomorri thotë se të ardhurat që ka arkëtuar koncensionari i rrugës Durrës-Kukës nga tarifat e kalimit ka kaluar 3 milionë dollarë

12 Dhjetor 2022, 09:37 Nga A.B
Autostrada Durrës-Kukës, Tomorri: Vuçiç po të ishte
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri deklaron se nëse do ishte Aleksandër Vuçiç kryeministër i Shqipërisë nuk do vendoste taksën për autostradën 'Durrës-Kukës'. Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Tomorri thotë se të ardhurat që ka arkëtuar koncensionari i rrugës Durrës-Kukës nga tarifat e kalimit ka kaluar 3 milionë dollarë. Ai shton se kjo është vetëm ajo që po raportohet e se fitimi real ende nuk dihet sesa është.

Në shkrim, Tomorri thekson se rruga Durrës-Kukës është kthyer në një aset strategjik për ekonominë e vendit, e se një pjesë e mirë e aktivitetit turistik në Shqipëri, gjenerohet nga shqiptarët e Kosovës. 

'Shkembimet tregtare me rajonin u rriten me here fale rruges Durres-Kukes, e cila rriti njekohesisht edhe rendesine strategjike te Portit te Durresit. Cfare beri qeveria shqiptare? Filloi sabotimin. Kryeeksperti i IFC-se qe udhehoqi procesin e koncesionit dhe venies se traut ne Durres-Kukes ishte serb. Tarifa 5 euro u sugjerua po nga IFC-ja.'- shkruan ndër të tjera Tomorri. 

POSTIMI I TOMORRIT:

Durres-Kukes, taksa e Vucicit. Rreth 3 milione dollare te ardhura me shume se sa plani ka arketuar koncesionari i rruges Durres-Kukes nga tarifa e kalimit vitin e kaluar. Ky eshte fitim mbi fitimin. Dhe kjo eshte ajo qe raporton vet kompania se fitimi real nuk dihet sa eshte aty. Por nejse. Meqenese aty eshte fituar para mbi skenaret edhe me optimiste, sipas kontrates koncesionare 60 per qind te tejkalimit te fitimit e merr shteti. Me pak fjale, shteti vitin e kaluar mori 1.5 milione dollare nga rruga Durres-Kukes. Per cfare i duhet shtetit te marre para nga Durres-Kukes? Meqenese aty fitohet aq shume nga tarifa e kalimit, pse nuk ulet tarifa? Sikur vetem tepricen e fitimit t’ja u kthenin mbrapsht qytetareve, tarifa do te ulej te pakten me 1 euro.

Normalisht cdo lek qe qeveria do te ulte ne tarifen e kalimit te rruges kthehet disa fish permes zgjerimit te aktivitetit ekonomik, turizem dhe tregti. Sot shqiptaret e Kosoves, pervecse konsumatoret me te medhenj te turizmit, jane faktore kyc edhe ne parandalimin e fluskes se ndertimit. A do kishte ndihme me te madhe per ekonomine dhe politike me efikase se kjo? Por askujt nuk i shkon ne mendje te lehtesoje qytetaret nga tarifa sepse kane axhende tjeter.

Rruga Durres-Kukes eshte nje nga asetet me strategjike te ekonomise shqiptare. Eshte nder te paktat vepra publike qe e ka kthyer me disa fish investimin e saj, me gjithe akuzat per korrupsion dhe fryrjen e kostove te ndertimit. Sot nje pjese e mire, ndoshta me e madhja, e aktivitetit turistik ne Shqiperi, gjenerohet drejteperdrejte nga shqiptaret e Kosoves. Shkembimet tregtare me rajonin u rriten me here fale rruges Durres-Kukes, e cila rriti njekohesisht edhe rendesine strategjike te Portit te Durresit. Cfare beri qeveria shqiptare? Filloi sabotimin. Kryeeksperti i IFC-se qe udhehoqi procesin e koncesionit dhe venies se traut ne Durres-Kukes ishte serb. Tarifa 5 euro u sugjerua po nga IFC-ja.

Por prape, rruga ishte bekim shume i madh. Edhe me haracin e traut sillte perfitime per ekonomine. Keshtu qe duhej shkaterruar edhe Porti i Durresit. U mor vendimi per t’i vene kazmen edhe Portit. Keshtu qe mbyllim rrugen, por hapim Ballkanin. Shqyejme kufijte, por shkaterrojme Portin. Bejme mbledhje te perbashketa qeverie me Kosoven, por i vene kosovareve taksen me te rende te kalimit per kilometer ne Europe. Pastaj, kur fitimet nga taksa jane me te larta edhe se sa skenaret me optimiste, vazhdojme e taksojme fort. Madje japim edhe miliona euro nga buxheti i shtetit, gjoja per perfundimin e rruges. Edhe Vucici po te ishte kryeminister i Shqiperise nuk do te kishte patur guximin per te vene takse 5 euro tek rruga Durres-Kukes.

klodian tomorri

Sondazh

Poll