Aktualitet

'Kemi tension të ulët, na digjen pajisjet'/ Banorët e Fierit protestë para prefekturës: Kemi 10 vite me probleme të energjisë

Banorët pretendojnë se prej 10 vitesh kanë probleme me energjinë elektrike, tension të ulët si dhe shtojnë se shpesh herë u digjen mjetet elektroshtëpiake. 

12 Dhjetor 2022, 10:09 Nga A.B
'Kemi tension të ulët, na digjen pajisjet'/ Banorët e
Banoret

FIER- Banorët e Beshanit të Fierit janë ngritur ditën e sotme në protestë, duke bllokuar autostradën Levan-Fier.  Ata pretendojnë se prej 10 vitesh kanë probleme me energjinë elektrike, tension të ulët si dhe shtojnë se shpesh herë u digjen mjetet elektroshtëpiake. 

'Sot ka arritur kulmi, 1 herë në 24 orë fiken dritat dhe rrinë 24 orë të plota. Nuk mund të bëjmë asgjë, nuk mbushim dot as një gotë ujë. Si gjithmonë zgjidhjet janë të momentit, nuk e di nuk kemi më besim.'- tha një banor. 

Një tjetër u shpreh: Kemi ardhur që të merremi vesh. Nëse nuk na dëgjojnë, do shohim se çfarë do bëjmë. Ne jemi ankuar shumë herë. Ju do vini prapë e do shikoni se ky problem nuk ka për t'u zgjidhur. Jemi 10 fshatra me këto probleme. Prej 10 vitesh vuajmë këtë problem.

proteste ne fier autostrada levan-fier

Sondazh

Poll