Aktualitet

Moti i keq në Elbasan, disa zona ngelen pa energji elektrike

Sakaq akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve nuk është penguar, ndërsa situata paraqitet e normalizuar pasi nuk ka pasur përmbytje në banesa ose në tokat bujqësore.

12 Dhjetor 2022, 09:56 Nga a.l
Moti i keq në Elbasan, disa zona ngelen pa energji elektrike
Moti i keq në Elbasan

ELBASAN- Moti i keq në Elbasan ku reshjet e shiut kanë qenë prezente edhe gjatë mbrëmjes ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa zona. Mësohet se njësia administrative e bashkisë Librazhd e Stravaj në bashkinë Prrenjas kanë patur defekte me energjinë elektrike. Sakaq akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve nuk është penguar, ndërsa situata paraqitet e normalizuar pasi nuk ka pasur përmbytje në banesa ose në tokat bujqësore.

Reshjet intensive të shiut edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative. Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem. Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll