Aktualitet

Nga Italia në Durrës me pasaportë false! Arrestohet turku në Portin e Durrësit, i gjenden kanabis e 12 mijë € të padeklaruara

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke.

12 Dhjetor 2022, 10:07 Nga A.B
Nga Italia në Durrës me pasaportë false! Arrestohet turku në
Porti i Durresit

DURRËS- Abdullah Tanriverdi me origjinë turke është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrës. Ky person, banues në Barcelonë, Spanjë, është kapur me 12 mijë euro të padeklaruara dhe me kanabis. Mbi të gjitha, pas verifikimeve u zbulua se 41-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë spanjolle të falsifikuar. 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke.

Ai do të hetohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sekuestrohen rreth 12 000 euro të padeklaruara, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pasaportë e falsifikuar. Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari turk që tentoi të hynte në Shqipëri, me shumën e eurove të padeklaruar dhe sasinë e kanabisit, duke përdorur pasaportë spanjolle të falsifikuar. Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë ndaluar për kontroll më të detajuar një 41-vjeçar, pasi kishin dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T. Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres abdullah tanriverdi

Sondazh

Poll