Politike

Rudina Hajdari nuk i ndahet Bashës, parashikon largimin e tij: E treta e vërteta. Demokratët se bëjnë Ramën të pavdekshë

6 Shtator 2019, 14:09 Nga DOSJA
Rudina Hajdari nuk i ndahet Bashës, parashikon largimin e tij: E treta e

TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka parashikuar dorëheqjen e krydemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i të djathës shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari shkruan se Basha do të bëjë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Edi Rama me “platformën kombëtare.”

“Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm,”-shkruan deputetja.

Postimi i plotë:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë. Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

Ditën e djeshme, pas një mbledhje me aleatët që zgjati dy orë brenda selisë blu, Basha tha se largimi i kryeministrit Edi Rama ishte i pashmangshëm. Basha njoftoi se opozita po hartonte një platformë të re për nxjerren e vendit nga kriza, por pa dhënë ende detaje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gara brenda pd lulzim basha pd rudina hajdari edi rama gara brenda pd lulzim basha pd rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...