Politike

Presidenca konfirmon: Meta do jetë në 09:59 në Parlament, e themi me përgjegjshmëri maksimale

6 Shtator 2019, 09:09 Nga DOSJA
Presidenca konfirmon: Meta do jetë në 09:59 në Parlament, e themi

TIRANË-  Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka konfirmuar sot praninë e këtij t ë fundit në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në  një reagim në Facebook, teska shkruan se e kanë pyetur shumë gazetarë, Blushi shprehet se Meta do të ejtë në Parlament në orën 09:59 ditën e hënë.

Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan Blushi.

Ky është konfirmimi i dytë që bë Presidenca për praninë në seancën e komisonit hetimor parlamentar, pasi dhe Ilir Meta ka thënë se nuk mund të ndodh ndryshe. Duke u përgjigjur gazetarëve Meta tha se do jetë në Komision pasi për të ishte kënaqësi të kthehej në Kuvend. 

Ndërkohë pak ditë më parë u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. U miratua plani për hetimin e Metës. Hetimi nëse Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Nuk do të mungojnë dhe dëshmitë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit.  Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor per metën shkarkimi i metës tedi blushi ilir meta komisioni hetimor per metën shkarkimi i metës tedi blushi

Sondazh

Poll