Politike

Orgji dhe drogë në Vilë Bashtovë, Klosi u del në mbrojtje turistëve të huaj: Mediat e kanë fajin, i bezdisët

6 Shtator 2019, 10:45 Nga DOSJA
Orgji dhe drogë në Vilë Bashtovë, Klosi u del në

TIRANË- Në debatin për turistët e huaj që kanë ‘pushtuar’ Vilë Bashtovën, është futur dhe ministri për Turizimin dhe Mjedisin, Blendi Klosi. I ftuar mbrëmjen e djeshme në Opinion, në Tv Klan, Klosi u ka dalë në mbrojtje turistëve që konsumonin drogë dhe bënin orgji në plazh.

Teksa në emision po shfaqej video turistëve, Klosi reagoi menjëherë dhe tha se faji është i medias që ka shkuar dhe u ka çuar kamerën duke i shqetësuar. Ndërkohë nuk foli asnjë fjalë për drogën, nudizmin dhe orgjitë që bëheshin në plazh, gjëra të cilat janë të ndaluara.

DEBATI

Blendi Fevziu: Me këta ç’a keni?

Blendi Klosi: Me këta s’kemi ne e keni ju që vajtën e çuat kamerën atje dhe i bezdisët. Ja ku ështqë një plazh publik, pa asnjë investim është një alternativë e re. Janë një grup që kanë ardhur në Shqipëri. Pse i çoni kamerat atje dhe i bezdisni.

Belind Këlliçi: Reagimi zyrtar i ministrit është: Pse u çoni aty kamerën në një plazh publik?

Blendi Klosi: Nuk është plazh publik.

Belind Këlliçi: Sapo e the që është plazh publik.

Blendi Klosi: Është një cep në Vilë Bashtovë.

Belind Këlliçi: Aty ka familjar, ka pasur konsumim të heroinës, ka dhe shiringa të hedhura në rërë.

Blendi Klosi: Mirë dakord.

Një kronikë e transmetuar dje nga televizioni “Abc News”, zbuloi atë që ka ndodhur këtë verë në plazhin e Vilë-Bashtovës. Drogë, seks në grup, shiringa heroinë, muzikë 24 orë, janë stili i zgjedhur nga qindra turistë të huaj që kanë zbarkuar me rulot e tyre në këtë plazh të panjohur të Adriatikut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike droge ne vilebashtove orgji ne vile bashtove plazh nudo ne vile bashtove vile bashtove droge ne vilebashtove orgji ne vile bashtove plazh nudo ne vile bashtove vile bashtove

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...