Politike

PD i përgjigjet Cakajt/ Bardhi: Raporti i OSBE, skanoi shtetin e PS, zgjedhjet jodemokratike

6 Shtator 2019, 11:08 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Cakajt/ Bardhi: Raporti i OSBE, skanoi shtetin e PS,

TIRANË- Gazmend Bardhi i është përgjigjur sot deklaratave të bëra nga ministri i Jashtëm i Deleguar, Gent Cakaj, i cili tha se ishte faji i opozitës për citimet negative të raportit të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e 30 qershorit. Bardhi tha se opozita nuk ka përgjegjësi dhe se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe Administrata ishin nën presion.

Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama.

Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD

Bardhi ka prezantuar edhe platformën për daljen nga kriza. Kjo platformë do t’u prezantohet edhe qytetarëve dhe do t’i japë fund tranzicionit të vështirë në vendin tonë.

Është çështje vullneti. Do të vish në pushtet të vish në pushtet për krimin e organizuar. Ne duam të vijmë në pushtet me vote të lirë në funksion të interesave të qytetarëve. Reforma Zgjedhore do t’i prezantohet qytetarëve jo mazhorancës. Shqipërinë si Europa. Daljen nga tranzicioni i vështirë. Pa dyshim do të ketë propozime për çështjet e zgjedhjeve të lira të ndershme. Mbi funksionimin e drejtësisë dhe administratës zgjedhore. Votimet treguan se KQZ zbaton urdhrat politik dhe dialogun siç e kemi patur do të vazhdojmë ta kemi  me qytetarët shqiptarë.

Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD

Deklarata e Gazmend Bardhit vjen dy ditë pasi OSBE botoi raportin për zgjedhjet e 30 qershorit. Në të theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi gent cakaj raporti i osbe-odihr gazmend bardhi gent cakaj raporti i osbe-odihr

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...