Politike

Raporti i OSBE-ODIHR/ Rudina Hajdari kapet me opozitën: Dogjën mandatet thelluan krizën, të vijojmë me Reformën Zgjedhore

6 Shtator 2019, 11:29 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-ODIHR/ Rudina Hajdari kapet me opozitën: Dogjën

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR. Ajo është shprehur se arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar, ishte sepse Opozita jo-parlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale.

Sipas saj raporti i  OSBE ODIHR-it tregoi se edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor dhe se kryetarët e partive e lexojnë sipas interesit të tyre. 

Reagimi i plotë:

Arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar ishte sepse Opozita joparlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale, vendim ky që thelloi krizën politike në Shqipëri dhe i dhuroi Partisë Socialiste plot 61 Bashki.

Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim.
Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë dhe interpretojnë kryetarët e partive Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor.

Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëve të partive.

Duke parë situatën ku ka degraduar sjellja politike, është e qartë që Reforma Zgjedhore do të jetë i vetmi mjet i drejtë për të adresuar problemet e zgjedhjeve dhe për të hapur debatin publik, për një sistem zgjedhor më të denjë e më përfaqësues për shqiptarët, dhe që konsideron rekomandimet kryesore të OSBE ODIHR-it si: njohja e zgjedhjeve, depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe financimi transparent i partive politike gjatë fushatave.

Deklarata e Gazmend Bardhit vjen dy ditë pasi OSBE botoi raportin për zgjedhjet e 30 qershorit. Në të theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike raporti i osbe rudina hajdari raporti i osbe rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...