Ndërkombëtarët zbarkojnë në Tiranë, i dërguari i CDU/CSU dhe i OSBE-së do tentojnë zgjidhjen e krizës
6 Shtator 2019, 08:45Nga DOSJA
TIRANË- Një një kohë që kriza politike në Shqipëri po thellohet, ndërkombëtarët duket se nuk po humbasin më kohë. Pas vizitës së David Kostelancik, Drejtorit të ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit, një tjetër ndëkombëtarë do të vizitojë Shqipërinë.
Sipas informacioneve mësohet se javët e ardhshme krerët politike do të takohen me zyrtarin e lartë gjerman, Johann David Wadephul. Zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, do të vizitojë Tiranën para datës 16 shtator, ku do të tentojë të ulët palët në dialog.
Johann David Wadephul nuk do të jetë i fundit zyrtar evropian që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshem i Asamblesë Parlamentare të OSBE. Tashmë pritet se çfarë do të ndodh me krizën politike, pasi edhe më herët ndërkombërarët kanë dështuar në negociatat mes palëve.
Ndërkohë pak ditë më parëzyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka komentuar sot raportin e OSBE ODIHR-it, duke thënë se zgjedhjet ishin ligjitime....
TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha ka thënë se Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, por përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. ...
Tiranë- Deputeti i ri Alban Zeneli ka deklaruar së fundmi se palët politike po tentojnë të bëjnë sërish një marrëveshje okulte, në dëm të shqiptarëve.“Unë jam s...
Tiranë- Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ...
Shqipëri- Raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve vendore të OSBE / ODIHR solli reagime të ndryshme mes forcave politike në Tiranë.Opozita dhe qe...
TIRANË- Partia Demokratike do të bëjë publike të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të mazhorancës me krimin. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida ...
TIRANË– Ditën e djeshme, drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik zbarkoi në Tiranë.Gjatë takimeve me ...
TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një de...
TIRANË– As në shqip e as në anglisht, partitë politike nuk arritën ta lexojnë njësoj raportin e ODIHR. Por ekspertët zgjedhorë, Afrim Krasniqi e Kris...