Politike

Raporti ODHIR/ Vasili: Vulosi shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet

6 Shtator 2019, 13:08 Nga DOSJA
Raporti ODHIR/ Vasili: Vulosi shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet

TIRANË- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përsëri për raportin paraprak të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se ky raport nxirrte në pah se qeveria po shkatërron shtetin.

Sipas Vasilit qeveria aktuale është një zgjatim i krimit të organizuar dhe raporti është vula e votimeve më të turpshme të ndodhura në Shqipëri.

Deklarata e plotë e petrit Vasilit:

OSBE vulosi shkaterrimin e shtetit nga rilindja antishtet.

Shkaterrimi i shtetit ne cdo nivel te tij eshte fakt.

Raporti i OSBE per votimet moniste te 30 qershorit eshte autopsia e kufomes shtet,qe krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi jane pushtuar nga kapja,degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes antishtet.

ZGJEDHJE E 30 QERSHORIT,TE PALIGJSHME,
ANTIKUSHTETUESE NE KUNDERSHTIM ME DEKRETIN E PRESIDENTIT,QE KANE FUQINE E LIGJIT.

OSBE-ODIHR i vuri vulen qe eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe mund te shqyrtoje dekretet e presidentit.
Dekretet jane ne fuqi.

30 qershori i paligjshem,zero dhe inekzistent.Data e vetme e ligjshme eshte 13 tetori 2019.

ADMINISTRIMI I SHKATERRUAR I ZGJEDHJEVE:

Ka rene administrimi i zgjedhjeve pasi per here te pare autore e shkaterrimit eshte KQZ-ja qe asnje here me pare nuk ka qene demtuese e zgjedhjeve perkundrazi.

PUSHTETI GJYQESOR I KAPUR DHE I RËNË:

Ka rene pushteti gjyqesor me prokurori e gjykata dhe ato jane kthyer ne zgjatime te neveritshme dhe te telekomanduara te rilindjes antishtet qe cimentojne pandeshkueshmerine,
duke mos ndeshkuar krimin zgjedhor.

PUSHTETI EKZEKUTIV:

Qeveria eshte kthyer thjesht ne nje sekt, zgjatim te krimit, qe vjedh kercenon dhe shantazhon te gjithe qytetaret nepunesit ,bisneset ne funksion te gjallimit te saj si antishtet.Kercenon edhe me vendin e punes deri edhe me ndihmen sociale.

PUSHTETI I KATERT DHE MEDIA E KAPUR:

Media shqiptare si pushtet i katert eshte nen terrorin antishtet te Edi Rames dhe rilindjes duke u deformuar ne menyre te mjerueshme dhe duke u shnderruar ne nje instrument dezinformues,klientelist e te pavlere.

Raporti i OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit eshte nje deshmi objektive,ligjore dhe e paanshme e votimeve me te turpshme,antiligjore te te gjithe pluralizmit shqiptar.

Perdorimi dhe kapja e Vetingut nga rilindja si mjet shantazhi per te kontrolluar gjyqesorin vuloset ne raportin e OSBE-ODIHR.

Lexoni se cfare shkruan qarte, e zeza ne te bardhe OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit:

-U shkatërrua besimi i e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve.

Ndërkohë në raportin e OSBE-ODIHRtheksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori petrit vasili raporti osbe-odhir 30 qershori petrit vasili raporti osbe-odhir

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...