Politike

Berisha: Kim do ta kishim larguar me protesta nga Shqipëria!

Berisha tha se e vetmja gjë që e ka penguar të dalë në protesta kundër Kim kanë qenë ndjenjat dhe admirimi ndaj SHBA-ve. 

9 Dhjetor 2022, 13:01 Nga F.M
Berisha: Kim do ta kishim larguar me protesta nga Shqipëria!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, do ta kishte larguar edhe me protesta. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se e vetmja gjë që e ka penguar të dalë në protesta kundër Kim kanë qenë ndjenjat dhe admirimi ndaj SHBA-ve. 

Fjala e Berishës:

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj se po të mos ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi i imi dhe mbështetësve të mi ndaj SHBA, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria.

sali berisha

Sondazh

Poll