Politike

FOTOT/ Kryeministri Rama shkon në Turqi, takohet me Presidentin Erdogan

Kreu i qeverisë shton se në forum do të diskutohet mbi axhendat globale dhe rajonale.

9 Dhjetor 2022, 10:25 Nga F.M
FOTOT/ Kryeministri Rama shkon në Turqi, takohet me Presidentin Erdogan
Recep Tayip Erdogan dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Stamboll për të marrë pjesë në TRT ëorld Forum. Në një postim në rrjetet scoiale, Rama ka publikuar dhe fotot nga Forumi ku është takuar edhe me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Krah fotove, kreu i qeverisë shton se në forum do të diskutohet mbi axhendat globale dhe rajonale.

"Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë,"- shkruan Rama. 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë ishte në Azerbajxhan. Atje, ai u takua me presidentin azer Ilham Aliyev dhe bashkë kanë bërë një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve të tyre. Po ashtu Rama e ka falenderuar për dekretin presidencial të hapjes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

edi rama edi rama ne turqi

Sondazh

Poll