Politike

Përfundimi i mandatit të Kim, ambasada e SHBA-së bëhet e gjallë pas 'zhurmës' në media, del me postimin kundër Korrupsionit

Në status shkruhet se Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare.

9 Dhjetor 2022, 10:39 Nga F.M
Përfundimi i mandatit të Kim, ambasada e SHBA-së bëhet e
Ambasada e SHBA-ve dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë reagimin e parë pas pas lajmërimit të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se ambasadores Yuri Kim i ka mbaruar mandati dhe duhet zëvendësuar. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada flet për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Në status shkruhet se Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar. 

Postimi:

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.

Postimi i ambasadës vjen vetëm një ditë pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka konfirmuar në “Tëitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur. Në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick. Ky i fundit njihet si njohës i çështjes Ruse, teksa aktualisht ka pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

ambasada e shba ne tirane yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll