Politike

Berisha: Rama mendonte se kamikazi i tij pa eksploziv do të vritej nga demokratët dhe në këtë mënyrë do damkosej opozita para liderëve

Skenari i dytë që Rama mendonte se mund të ndodhte, sipas Berishës, sihte tërheqja e Berishës pas goditjes dhe mos dalja e tij në podium për të folur. 

9 Dhjetor 2022, 12:42 Nga F.M
Berisha: Rama mendonte se kamikazi i tij pa eksploziv do të vritej nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka pasur si qëllim nxjerrjen e Opozitës si të dhunshme para liderëve të Bashkimit Evropian. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama kishte menduar se Gerti Shehu, personi që e ka qëlluar atë me grusht ditën e protestës së 6 dhjetorit, do të mund të vritej nga demokratët. Skenari i dytë që Rama mendonte se mund të ndodhte, sipas Berishës, sihte tërheqja e Berishës pas goditjes dhe mos dalja e tij në podium për të folur. 

Fjala e Berishës: 

Le t’i referohemi ngjarjes. Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre. Por jo për Edi Ramën, që kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit. Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku.
Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë. Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij. Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij. Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë? Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese. Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.

sali berisha

Sondazh

Poll