Politike

Berisha-Ramës: Mund ta godasësh një njeri, edhe mund ta vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë

Berisha shtoi se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.

9 Dhjetor 2022, 12:50 Nga F.M
Berisha-Ramës: Mund ta godasësh një njeri, edhe mund ta
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dhënë sërish një mesazh kryeministrit Edi Rama pas protestës së 6 dhjetorit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se atë mund ta sulmojë, godasë e madje edhe vrasë, pasi është vetëm një njeri. Por, kauza, sipas Berishës, nuk vdes kurrë. Berisha shtoi se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.

Fjala e Berishës:

Për ta mbyllur, sulmi fizik i Edi Ramës, i porositur nga Edi Rama ndaj Sali Berishës, është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi me makinerinë e tij propagandistike, e fajësojnë atë plotësisht dhe për herë të dytë. Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm pa asnjë vlerë ligjore, dëshmon edhe njëherë se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen të shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Së fundmi, lexoni deklarata që u bënë, që ishin të gatshme dhe u shpërndarë kudo nga zyra e Fugës. Nuk jam këtu, absolutisht për t’u ndalur në mënyrë të veçantë te kjo, sepse ne jemi në një revolucion. Ajo që dua t’u them është se data 6 dhjetor ishte triumfi i opozitës. Ishte triumfi në sensin, që i faktoi mbarë botës sesa të drejtë ka kjo opozitë në tezat dhe qëndrimet e saj. Ia them prapë sot, mund të godasësh një njeri, një njeri edhe mund të vritet. Por një kauzë nuk vdes kurrë. E garantoj se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll