Politike

Sulmi ndaj Berishës, PPE: Ngjarja të dënohet, protesta është e drejta e demokracisë

Sipas tyre dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.

9 Dhjetor 2022, 09:53 Nga I.A
Sulmi ndaj Berishës, PPE: Ngjarja të dënohet,
Sali Berisha
Sali Berisha

BRUKSEL- Partia Popullore Europiane ka komentuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Në një reagim për Faxnews thuhet se PPE mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Sipas tyre dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.

Reagimi i PPE-së:

Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

partia popullore evropiane dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll