Politike

Berisha i drejtohet mjekut të Gerti Shehut: Doktor, ke bërë një gabim shumë të madh! Dokumenti i të sëmurit është sekret, nuk nxirret

Kreu i Partisë Demokratike tha se pacienti e ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale dhe s'mund t'i bëhen publike.

9 Dhjetor 2022, 12:48 Nga F.M
Berisha i drejtohet mjekut të Gerti Shehut: Doktor, ke bërë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me mjekun e 31-vjeçarit që e goditi me grusht në protestë, Sadik Lala. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se doktori ka bërë një gabim të madh që ka publikuar dokumentin që pretendonte se Shehu ishte me probleme të shëndetit mendor. Kreu i Partisë Demokratike tha se pacienti e ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale dhe s'mund t'i bëhen publike.

Fjala e Berishës:

Pas këtij akti, ai mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekulibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione. Policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim, me titullin: atij që mund t’i interesojë. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë. Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek. Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate? I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime.

sali berisha

Sondazh

Poll