Politike

Berisha do dëshmojë në polici? Lela: Gjithçka ndodhi publikisht, dhuna në fytyrën e tij mjafton

Sipas tij, gjithçka është parë në kamera dhe nuk ka nevojë për dëshmi të shkruar.

7 Dhjetor 2022, 12:40 Nga F.M
Berisha do dëshmojë në polici? Lela: Gjithçka ndodhi
Alfred Lela

TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk duhet të shkojë për të deponuar një dëshmi në lidhje me sulmin që iu bë një ditë më parë në protestë. Në një postim në Facebook, Lela thotë se policia duhet të marrë pamjet filmike dhe se Berisha, dëshminë e ka dhënë publikisht. Sipas tij, gjithçka është parë në kamera dhe nuk ka nevojë për dëshmi të shkruar.

Postimi:

Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!! Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!  Ja edhe deshmia me poshte!

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll