Politike

"Vendi ka nevojë për protesta", Majlinda Bregu komenton goditjen e Berishës: Më vjen shumë keq

Bregu tha se protestat i duhen vendit.

7 Dhjetor 2022, 10:39 Nga f.g
"Vendi ka nevojë për protesta", Majlinda Bregu komenton
Majlinda Bregu ne Euronews Albania

TIRANE- Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka shprehur keqardhje për incidentin e djeshëm, ku u godit kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Bregu tha se protestat i duhen vendit.“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania.

Reagimi vjen pas incidentit ku Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Dosja.al

sali berisha majlinda bregu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll