Politike

U grushtua në protestë, Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e policisë, do japë dëshminë

Nuk dihet ende ora e paraqitjes së Berishës në Drejtori për të dëshmuar.

7 Dhjetor 2022, 09:24 Nga F.M
U grushtua në protestë, Berisha pritet të paraqitet në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshminë në lidhje me sulmin e dhunën që u ushtua ndajtij një ditë më parë. Nuk dihet ende ora e paraqitjes së Berishës në Drejtori për të dëshmuar. Nga ana tjetër, Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi kryedemokratin me gusht i është komunikuar masa e arrestit.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

sali berisha

Sondazh

Poll