Politike

Alban Zeneli tregon skenarin: Kam informacione, Rama dhe Basha gati për marrëveshje okulte

6 Shtator 2019, 07:22 Nga DOSJA
Alban Zeneli tregon skenarin: Kam informacione, Rama dhe Basha gati për

Tiranë- Deputeti i ri Alban Zeneli ka deklaruar së fundmi se palët politike po tentojnë të bëjnë sërish një marrëveshje okulte, në dëm të shqiptarëve.

“Unë jam skeptik për diçka, që, siç thoni ju, PS i ka votat bashkë me opozitën e re për ta bërë atë reformë, por mund t’i shtrijë dorën opozitës jashtë. Ata e kanë shtrirë dorën shpesh, po vetëm për t’i bërë dëme shqiptarëve, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Kanë bërë paqe apo luftë vetëm për interesat e tyre dhe kanë bërë marrëveshje okulte, sepse nuk kanë ndryshuar asgjë. Dhe unë kam frikë, dhe nga informacionet që kam, edhe me drejtues të mazhorancës, ideja e tyre është për të bërë sërish një marrëveshje okulte. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kriza 30-vjeçare do të thellohet”, tha Zeneli në News 24.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli kriza politike alban zeneli kriza politike

Sondazh

Poll