Politike

Lulzim Basha lë pas të shkuarën, i del në krah kreut të PD: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj Berishës. Kjo ngjarje duhet të hetohet!

Lulzim Basha ka kërkuar sot hetimin e plotë të ngjarjes. 

6 Dhjetor 2022, 14:41 Nga k.m.
Lulzim Basha lë pas të shkuarën, i del në krah kreut të
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës. Edhe pse në kohët e fundit kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin duke mos i kursyer edhe akuzat, Basha ka kërkuar sot hetimin e plotë të ngjarjes. 

"Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar,"-tha Lulzim Basha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

lulzim basha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll