Politike

SAMITI- Ulja e tarifave 'Roaming', Balluku: Kompanitë e mëdha na besojnë, do shtohen investimet

Balluku tha se heqja e tarifave roaming është fushë për investimet më të mëdha në fushën e telekomunikacionit.

6 Dhjetor 2022, 13:23 Nga A.B
SAMITI- Ulja e tarifave 'Roaming', Balluku: Kompanitë e
Belinda Balluku

TIRANË-Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, mbajti fjalën e saj në konferencën që u zhvillua me ekspertët e vendeve të Bashkimit Europian për marrëveshjen 'Roaming'. Ajo u shpreh se kompanitë e mëdha vijojnë investimet në territorin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor për shkak të klimës. Më tej, Balluku tha se heqja e tarifave roaming është fushë për investimet më të mëdha në fushën e telekomunikacionit.

'Sot mund të investohet, kemi kompani të mëdha që i besojnë investimeve në BP për shkak të klimës, duke pasur mundësi për oportunitet të reja. Heqja e tarifave roaming është fushë për investime më të mëdha në fushën e telekomunikacionit në rajon. Marrëveshja u firmos nga operatorët që kanë qenë prezent sot. Do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme.'- tha ministrja. 

Ditën e sotme, u firmos nga ekspertët e vendeve të Bashkimit Europian, marrëveshja e “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

belinda balluku samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll