Politike

'Roaming', Fekete: Mbështesim fuqizimin e lidhjeve ekonomike, i kemi sytë më tej për t'u zgjeruar

Fekete, u shpreh se mbështet fuqizimin e lidhjeve ekonomike, si dhe deklaroi se do të shohin drejt së ardhmes për zgjertim të mëtejshëm. 

6 Dhjetor 2022, 13:16 Nga A.B
'Roaming', Fekete: Mbështesim fuqizimin e lidhjeve ekonomike, i
Peter Krisztain Fekete

TIRANË- Eksperti Peter Krisztain Fekete deklaroi se për marrëveshjen e 'Roaming' do të këtë shumë përfitime. Nga samiti i ditës së sotme, Fekete, u shpreh se mbështet fuqizimin e lidhjeve ekonomike, si dhe deklaroi se do të shohin drejt së ardhmes për zgjertim të mëtejshëm. 

'Është kënaqësi që jam mes jush, do doja të flisja më gjerë në mënyrën se si e konsideroj marrëveshjen. Ky është vetëm fillimi i diçkaje.  Kemi rënë në dashuri me rajonin, e shohim si shtëpi, do të jemi këtu afatgjatë e mirëpresim këtë nismë. Jo vetëm bashkëpunimi mes BE dhe BP por do të jetë në të mirë të konsumatorëve, për ne ulja e trifave roaming do të jetë hapi i parë. Ky është ajo që ne po kryejmë në rajon, është e rëndësishme që ne po i shërbejmë klientëve tane, ti japim shërbimet më të mira. Po investojmë në rritjen e kapacitetit të rrjetit. Jemi të ngazëlluer për këtë, vijojmë me investimet tona, i kemi sytë më tej për tu zgjeruar, mbështesim fuqizimin e lidhjeve ekonomikë, si operatorë ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Jemi të rinjtë e lagjes, por kemi rënë në dashuri me rajonin.'- tha Fekete. 

Ditën e sotme, u firmos nga ekspertët e vendeve të Bashkimit Europian, marrëveshja e “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

peter krisztain fekete samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll