Politike

Josep Borrell: Kam sjellë ekspertë në Shqipëri, ofrojmë mbrojtje pas sulemve kibernetike, 10 mln euro ndihmë Bosnjes për çminimin

U ndal dhe tek kriza pas luftës.

6 Dhjetor 2022, 11:23 Nga F.M
Josep Borrell: Kam sjellë ekspertë në Shqipëri, ofrojmë
Josep Borrell

TIRANË- Josep Borrell është shprehur se do ta mbështesin rajonin në lidhje me përballimin e krizës dhe pasojat e luftës. Në një prononcim për mediat nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Borrell tha se sulmet kibernetike janë prioritet për ta. Borrell u shpreh se në Shqipëri kanë sjellë ekspertë. 

"Jemi të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur, për tu përballur me pasojat e luftës, do tu japim mbështetje shumë të rëndësishme dëmeve financiare për shkak të çmimeve të rritura pas luftës. Do tu japim rëndësi sulmeve kibernetike, kam folur me kryeministrin Rama, më ka thënë dhe kemi diskutuar mbi këtë sulm. Ekspertët tanë janë këtu për ta ndihmuar Shqipërinë. Po kështu lidhur me dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Duhet t'i ofrojmë mbështje Bosnje Hercegovinës, 10 milionë euro për një fushatë për çminimin pasi njerëzit vuajnë pasojat,"- tha Borrell. 

 

josep borrell samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 11:10 k.m.

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

TIRANË- Dosja.al siguron pamje nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez E...