Politike

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez Emmanuel Macron është pritur me helikopter

6 Dhjetor 2022, 11:10 Nga k.m.

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

TIRANË- Dosja.al siguron pamje nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez Emmanuel Macron është pritur me helikopter.


Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria.

Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

emmanuel macron samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...