Politike

Edi Rama: Nuk do ta mashtrojmë BE-në për t'u anëtarësuar, doni shembuj? Greqia!

Referim specifik kundër Greqisë nga kryeministri shqiptar, pak para takimit me Mitsotakis.

6 Dhjetor 2022, 10:55 Nga k.m.
Edi Rama: Nuk do ta mashtrojmë BE-në për t'u
Edi Rama

ATHINË- Pak orë para takimit të tij me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, homologu i tij shqiptar Edi Rama tha në një intervistë për uebsajtin e lajmeve "Euractiv" se procesi i bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një provim shkollor që mund ta "mashtroni", ashtu siç hyri Greqia.

Në intervistën e tij të publikuar të martën, Rama tha: Nuk duhet të harrojmë se procesi i anëtarësimit është një proces i individualizuar bazuar në meritat e çdo vendi. Duhet të plotësojmë disa kritere dhe nuk është një provim ku mund të “vjedhësh” – edhe nëse profesorët janë më se të gatshëm të të ndihmojnë. Është në interesin tuaj të kaloni këto provime.

Aty ai shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të ketë institucione funksionale dhe "të mos mashtrojë siç bënë disa vende fqinje në të kaluarën". I pyetur për të përmendur se cilat shtete e kishte fjalën, ai u përgjigj drejtpërdrejt "Greqia".

Takimi Rama-Mitsotakis është planifikuar për të martën në Tiranë, në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet për herë të parë në një vend kandidat nga rajoni. Po ashtu, Rama duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga vetë samiti: Samiti mund të bëjë shumë gjëra të mira. Megjithatë, në fund asnjëra prej tyre nuk do të jetë aq e rëndësishme sa fakti që samiti po zhvillohet në Tiranë.

Deklarata ka shkaktuar tërmet në mediat greke. “Kathimerini” shkruan se Rama akuzoi Greqinë së kishte mashtruar Europën me të dhënat ekonomike për t’u integruar në BE duke iu referuar deklaratës së Ramës. Sipas “Kathimerini-t”, ky provokim ndaj Greqisë erdhi vetëm pak orë para takimit të dy kryeministrave në Tiranë.

Burimi: Euractiv

edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...