Politike

Çështja e detit, Mitsotakis: Kemi bërë progres me Shqipërinë. Dialogu Kosovë-Serbi? Kompleks, dy palët duhet të bëjnë një hap pas

Në fjalën e tij, Mitsotakis tha se të dyja palët po punojnë për të gjetur një zgjedhje, në mënyrë që çështjen ta dërgojnë më pas në një gjykatë ndërkombëtarë.

6 Dhjetor 2022, 10:38 Nga k.m.
Çështja e detit, Mitsotakis: Kemi bërë progres me
Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është pyetur nga gazetarët për dy çështje; atë të detit me Shqipërinë dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, Mitsotakis tha se të dyja palët po punojnë për të gjetur një zgjedhje, në mënyrë që çështjen ta dërgojnë më pas në një gjykatë ndërkombëtarë. E ndërsa për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tha se dy palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të punojnë për një zgjidhje.

Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin? Mitsotakis: Po diskutojmë dhe mendoj se kemi bërë progres gjatë ditëve të fundit. Duam të gjejmë dakordësi për të firmosur një dokument që do na mundësojë ta çojmë çështjen në Hagë.

Serbia dhe Kosova, sa e rëndësishme është të gjendet zgjidhje mes dy vendeve? Mitsotakis: Gjithmonë e kemi inkurajuar dialogun, e kuptojmë kompleksitetin e çështjes, jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet. Të dy palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur nuk bëhet progres në familjen e madhe të BE

kyriakos mitsotakis samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...