Politike

FOTOT/ Liderët evropianë në Samit me Ramën, Berisha futet me brohorima në selinë blu, thirrja: Tirana po zien!

Me brohorima të shumta, flamuj e muzikë, Berisha është pritur nga mbështetësit e tij që e prisnin në oborr.

6 Dhjetor 2022, 10:45 Nga F.M
FOTOT/ Liderët evropianë në Samit me Ramën, Berisha futet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në sëlinë blu vetëm një orë para kohës kur ka lajmëruar që do të mbajë protestën masive në Tiranë. Me brohorima të shumta, flamuj e muzikë, Berisha është pritur nga mbështetësit e tij që e prisnin në oborr. Fjalët e vetme që tha para mediave ishin: Tirana po zien!

Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...