Politike

"Një vend kaq me diell”, Macron vjen në Samit: Solidaritet me Ballkanin Perëndimor për energjinë dhe integrimin

Macron prezantoi temat kryesore të samitit si lufta në Ukrainë dhe energjia. 

6 Dhjetor 2022, 11:07 Nga f.g
"Një vend kaq me diell”, Macron vjen në Samit: Solidaritet
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur pranë "Air Albania" ku po zhvillohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor. Macron takoi Ramën dhe që në momentin e parë që e pa shprehu habinë për diellin e ngrohtë shqiptar në nisje të dimrit. "është diell fantastik"-i tha Macron Ramës, ndërsa foli edhe për gazetarët. Macron prezantoi temat kryesore të samitit si lufta në Ukrainë dhe energjia. 

Emmanuel Macron: Kam thënë gjithnjë të njëjtën që diskutimet dhe lufta në Ukrainë janë çështje sigurie përtë gjithë rajonin. jam i lumtur që jam në Shqipëri. Falenderoj Edi Ramën. Ky është moment shumë i rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke. Duam solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë, gjithashtu edhe për integrimin e kësaj pjese në BE. Na duhet bashkëpunim, do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të japim konkluzionet për energjinë. Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisin përmes frikës. Roli i operatorëve është të bëjnë punën e tyre për energjinë. Nuk duhen frikësuar njerëzit me skenare absurde. Ndaloni, jemi një vend i madh. Operatorët e centraleve kanë punën e tyre, qeveria të tyren. Frika nuk është për mua. Dua tu them që jam i lumtur. Rama më ka ftuar disa herë, por me një mot kaq me diell duhet të jeni krenarë që prisni BE. /Dosja.al

emmanuel macron samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 11:10 k.m.

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

TIRANË- Dosja.al siguron pamje nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez E...

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...