Politike

Meloni flet në Tiranë: Mbështetuni tek Italia për çdo gjë! Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ajo shtoi se bashkë do të dikustojnë për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera.

6 Dhjetor 2022, 11:07 Nga F.M
Meloni flet në Tiranë: Mbështetuni tek Italia për çdo
Giorgia Meloni

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka dhënë mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor. E pranishme në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Meloni tha se Shqipëria duhet të mbështetet tek Italia për çdo gjë. Ajo shtoi se bashkë do të dikustojnë për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera.

Fjala e Melonit:

Është e rëndësishme të përforcojmë marrëdhënien mes nesh. Itali është e përkushtuar për sigurinë kibernetike dhe jo vetëm. Do të diskutojmë për roaming dhe siç e dini, për këto e shumë të tjera do të mund të mbështeteni tek Italia. Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas sulmit të Rusisë. Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera.

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 10:33 k.m.

Mitsotakis vjen në Tiranë, e pret Rama

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen në Tiranë për Samitin mes vendeve të Ballkanit...