Politike

VIDEO/ Policia bllokoi rrugët, por PD e ka një zgjidhje, zbulohet regjia lëvizëse e protestës, zbatohet porosia e Berishës

Bëhet fjalë për një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë. Mbi të ka slogan të shkruar në gjuhën angleze, gjë që ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

6 Dhjetor 2022, 10:27 Nga F.M
VIDEO/ Policia bllokoi rrugët, por PD e ka një zgjidhje, zbulohet
Regjia e PD

TIRANË- Partia Demokratike e ka gjetur një zgjidhje për të mbajtur deklaratat nga folësit që do të drejtojnë protestën e sotme, pavarësisht se Policia e Shtetit u ka bllokuar rrugët.

PD ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës. Bëhet fjalë për një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë. Mbi të ka slogan të shkruar në gjuhën angleze, gjë që ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll