Politike

Berisha përsërit thirrjen për protestë: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në orën 12:00

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, duke risjellë pjesë të poezisë, Anës lumenjve të Fan Nolit, Berisha ka rikonfirmuar edhe njëherë orën e takimit në shesh për protestën. Nis në orën 12.00.

6 Dhjetor 2022, 10:23 Nga k.m.
Berisha përsërit thirrjen për protestë: Sot tirani
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish thirrjen për protestë, teksa thotë se do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, duke risjellë pjesë të poezisë, Anës lumenjve të Fan Nolit, Berisha ka rikonfirmuar edhe njëherë orën e takimit në shesh për protestën. Nis në orën 12.00.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,"- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Sot Tirana po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll