Politike

Samit dhe protestë! Nisen rreth 800 demokratë nga Berati, rezervohen të gjithë autobusët e linjës me Tiranën

Nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.

6 Dhjetor 2022, 10:18 Nga F.M
Samit dhe protestë! Nisen rreth 800 demokratë nga Berati, rezervohen
Foto Ilustruese

BERAT- Rreth 800 demokratë janë nisur nga Berati në drejtim të Tiranës për të qenë prezentë në prostestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Mësohet se të gjithë administratorët e autobusëve dhe mikrobusëve të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos prenotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper'. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll