Politike

PD shpall zyrtarisht fituesit e Primareve në 14 Bashki

Zyrtarisht ai ka dalë me listën e fituesëve dhe votave që kanë marrë në total nga gjithë procesi. Enno Bozdo ka listuar tek fituesit kandidatët për Shkodrën, Vaun e Dejës, Prrenjasin, Skraparin, Memaliajn, Gramsh, Selenicë, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Maliq, Vorë, Pogradec, Pukë dhe Peqin.

5 Dhjetor 2022, 17:06 Nga k.m.
PD shpall zyrtarisht fituesit e Primareve në 14 Bashki
Enno Bozdo

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, Enno Bozdo mbajti një deklaratë në seli në lidhje me rezultatet finale të primareve në disa prej bashkive. Zyrtarisht ai ka dalë me listën e fituesëve dhe votave që kanë marrë në total nga gjithë procesi. Enno Bozdo ka listuar tek fituesit kandidatët për Shkodrën, Vaun e Dejës, Prrenjasin, Skraparin, Memaliajn, Gramsh, Selenicë, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Maliq, Vorë, Pogradec, Pukë dhe Peqin. Ndërsa në Bashkitë e tjera ose pritet që të rizhvillohet procesi; ose gara do të zhvillohet sërish për shkak të balotazhit. Po ashtu, nga procesi u përjashtuan 4 bashkitë që iu lanë minoriteve: Himara, Finiqi, Pusneci, Dropull. 

enno bozdo primaret ne pd 4 dhjetor 2022 primaret ne pd 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll