Politike

Përfitojnë 5800 nëna, Kuvendi pro ndryshimeve ligjore për njohjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

Në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë, opozita si dhe mazhoranca bashkuan votat, për ligjin ku përfitojnë 5 800 nëna.

5 Dhjetor 2022, 15:36 Nga I.A
Përfitojnë 5800 nëna, Kuvendi pro ndryshimeve ligjore
Komisioni

TIRANË- Projekligji për njohjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore për nënat me 3 ose më shumë fëmijë është votuar ditën e sotme. Në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë, opozita si dhe mazhoranca bashkuan votat, për ligjin ku përfitojnë 5 800 nëna.

Opozita i jep dritën jeshile propozimit të qeverisë për njohjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore të nënave me tre apo më shumë fëmijë të mitur, të cilat për shkak të angazhimit familjarë e kanë të pamundur të punojnë.

Pjesë nga diskutimet:

Zvministrja e Shëndetësisë Denada Seferi: Janë 5800 nëna të llogaritura si përfituese. Kosto e përllogaritur në buxhetin 2023 është rreth 600 mln lekë. përmbushin edhe kushtin e të ardhurave familjare nën 100 mijë lekë, dhe njëri prej fëmijëve të jetë nën 5 vjeç

Deputeti Tritan Shehu: Ndihma ekonomike për nënat me fëmijë të mitur ka qenë në ligj. Rrezikojmë të bëjmë skualifikime. Si do funksionoj, duhet të regjistrohen si të papuna?

Denada Seferi: Për pjesë juridike, këto janë nëna që sdo të duhen të punësohen dhe mbrohen për këtë pjesë.

Deputetja Klodiana Spahiu: Po s’ka pse të punësohet ajo grua, nuk ka pse ta thërrasë zyra e punës.

tritan shehu denada seferi

Sondazh

Poll