Politike

SAMITI- Përgatitjet e fundit/ Nis larja me presion e pllakave, fotot e Churchill, Merkel e Kadaresë në Bulevard

Orët e fundit, Qeveria shqiptare ia ka kushtuar pastrimit me themel të vendeve ku do qëndrojnë liderët.

5 Dhjetor 2022, 15:15 Nga A.B
SAMITI- Përgatitjet e fundit/ Nis larja me presion e pllakave, fotot e
Punetori

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga startimi i samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në kryeqytet. Duket se orët e fundit, Qeveria shqiptare ia ka kushtuar pastrimit me themel, për t’u shfaqur sa më “europianë” para krerëve të shteteve të Bashkimit Europian.

SAMITI- Përgatitjet e fundit/ Nis larja me presion e pllakave, fotot e

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojnë krerët e shteteve europiane është dekoruar me flamuj dhe fotot e emrave të shquar të vendeve europiane ndër vite. Në foto shihet se në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' janë vendosur foto të disa liderëve dhe figurave që kanë shënjuar historinë e Europës nga ëinston Churchill deri te Angela Merkel, por nuk mungojnë as figurat shqiptare si shkrimtari Ismail Kadare.

 Po ashtu, siç shihet në fotot më poshtë, është 'urdhëruar' që të ketë larje me presion të pllakave para pallatit të Kongreseve.

SAMITI- Përgatitjet e fundit/ Nis larja me presion e pllakave, fotot e

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nesër Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll