Politike

Protesta e opozitës, THIRRJA e Metës: Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"!

Meta e quan protestën e nesërme një hap të madh që do të kryhet për mbrojtjen e Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.

5 Dhjetor 2022, 13:43 Nga A.B
Protesta e opozitës, THIRRJA e Metës: Nesër të gjithë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për shqiptarët që të dalin ditën e nesërme në protestën e opozitës. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta e quan protestën e nesërme një hap të madh që do të kryhet për mbrojtjen e Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.

“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”, tha Meta.

Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen për protestën që pritet të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo, pasi sipas policisë protesta përbën rrezik për sigurinë, por pavarësisht mungesës së lejes, Berisha është zotuar se do të dalë në shesh. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin. Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 ilir meta

Sondazh

Poll