Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Osmani niset për në Tiranë, presidentja 'përgatitet' për 3 çështje

Osmani do të çojë mesazhin për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës

5 Dhjetor 2022, 16:58 Nga A.B
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Osmani niset për në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani është nisur për në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme.

“Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Presidenca.

Më tej, bëhet e ditur se Osmani do të çojë mesazhin për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës, duke filluar nga liberalizimi i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Osmani “do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit. Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë ndër të tjera do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e presidencës.

samiti i be 6 dhjetor 2022 vjosa osmani

Sondazh

Poll