Politike

Protestë dhe Samit/ Balliu zbardh skenarin: Do mblidhemi para kryeministrisë, do jemi aty para se të bëhet rrethimi i zonës

Sipas Balliut, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë.

5 Dhjetor 2022, 13:44 Nga F.M
Protestë dhe Samit/ Balliu zbardh skenarin: Do mblidhemi para
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka treguar detaje nga skenari i protestës që do të mbahet nesër, paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 Balliu theksoi se protestuesit do të vijnë më parë se sa të nisë shtetrrethimi në kryeqytet. Mes të tjerash ai sqaroi se tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Balliut, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë.

“Protesta është nesër. Qytetarët do të vijnë më herët, edhe për shkak të sigurisë. Ne respektojmë protokollin e sigurisë që ka policia për liderët e BE, që të jenë të bindur se vend dhe popull më pro europianë se shqiptarët s’gjejnë në asnjë vend. Nuk jemi në shinat për të shkuar drejt asaj rruge. Ne do respektojmë çdo normë, por jo provokimet dhe ekzagjerimet. Jo do bllokosh Durrësin psh se është samiti në Tiranë. justifikimi se është siguria e tyre dhe protesta duhet larguar, e thash; ata jnë një mijë euro më të sigurt se janë më të sigurt që ta bëjnëa samitin në protestë se para Ramaçit dhe Vuçiçit. Protesta do të jetë në Bulevard. Do ketë podium, do të jenë të gjitha, rëndësia themelore është mesazhi. Ka rëndësi shumë se dëgjoj disa analistë që ose paguhen shumë, ose nuk marrin vesh nga e vërteta. Është sikur të mbyllet Neës se nuk do Rama. Nuk kemi vendosur se sa orë do protestojmë,”- tha Balliu.

Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen për protestën që pritet të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo, pasi sipas policisë protesta përbën rrezik për sigurinë, por pavarësisht mungesës së lejes, Berisha është zotuar se do të dalë në shesh. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin. Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.

klevis balliu protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll