Bota

Dramat e emigracionit/ Fundoset anija në Itali, 2 fëmijë në mesin e 4 emigrantëve të zhdukur

33 persona kanë arritur të mbijetojnë, 3 gra dhe 7 të mitur nuk po arrijnë të gjejnë familjarët e tyre.

5 Dhjetor 2022, 14:44 Nga a.l
Dramat e emigracionit/ Fundoset anija në Itali, 2 fëmijë në
Anija në Lampedusa

ITALI-  Një tjetër anije është përmbytur në Lampedusa të Italisë. Mediat italiane raportojnë se, 4 persona janë zhdukur, mes tyre 2 vëllezër të vegjël, një 3-muajsh dhe një 6-vjeçar. 33 persona kanë arritur të mbijetojnë, 3 gra dhe 7 të mitur nuk po arrijnë të gjejnë familjarët e tyre. Ndërsa 4 persona u dërguan në spital. Mes të mbijetuarve janë edhe prindërit e dy fëmijëve të zhdukur, ku shpresa për t'i gjetur mes detit 'të pafund' është e vogël. Raportohet gjithashtu se rezultojnë të vdekur edhe dy burra, të cilët ishin të gjithë në një varkë të vogël gjashtë metra që la Sfax, në Tunizi dhe u mbyt në ujërat e Lampedusa. Në operacionin e shpëtimit ka ndërhyrë skafi patrullues CP327 i Rojes Bregdetare.

Vetëm dy ditë më parë një tjetër tragjedi detare tronditi Italinë, teksa një varkë e ngarkuar me emigrantë ishte përmbysur sërish jashtë ishullit. 40 persona shpëtuan, 3 të tjerë u zhdukën sipas dëshmisë së të mbijetuarve. Varka u përmbys, ndërsa iu afrua varkës patrulluese dhe emigrantët u zhvendosën në njërën anë./Dosja.al

permbytet anija ne itali

Sondazh

Poll