Bota

Po shkonin në shkollë/ Sulmohen me thikë dy të miturat në Gjermani, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit  rreth orës 07:30 në Illerkirchberg, në jug të Ulm. 

5 Dhjetor 2022, 13:26 Nga a.l
Po shkonin në shkollë/ Sulmohen me thikë dy të miturat
Gjermani

GJERMANI- Dy vajza të mitura të moshës 13 dhe 14 vjeç u sulmuan me thikë nga një person i panjohur teksa ishin duke shkuar npër në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit  rreth orës 07:30 në Illerkirchberg, në jug të Ulm. 

Dëshmitarët okularë kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. Dy vajzat, sipas policisë i kanë dërguar me plagë të rënda në spital. Autori i dyshuar mësohet se është arratisur në një pallat fqinj. Sipas mediave të huaja, aty policia ka takuar tre persona ku dyshohet se njëri prej tyre është edhe agresori që plagosi rëndë dy të miturat. Detaje të tjera rreth sulmit, motivi dhe të plagosurit fillimisht ishin të paqarta.

Policia rrethoi ndërtesën dhe bëri të mundur arrestimin e tij. Ndërsa pritet që motivi i aktit të rëndë të mësohet pas marrjes në pyetje të të arrestuarit./ Dosja.al

sulm me thika ne gjermani

Sondazh

Poll